Politika 2 August 2024, 16:10 Nga VNA

Rama-Berisha, në luftë për pronat, por konsensus për kapjen e institucioneve

Ndaje në Whatsapp
Rama-Berisha, në luftë për pronat, por konsensus për kapjen

Edi Rama dhe Sali Berisha i janë rikthyer skenës politike me betejat e vjetra dhe akuza të reja.

Nëpërmjet Ivi Kasos, ish kryeministri akuzoi sot Edi Ramën lidhur me çështjen e pronave në fshatin Vuno të Bashkisë së Himarës. Kaso tha se Gjykata e Vlorës ka ndryshuar vendimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave për një sipërfaqe prej 22.4 hektarë tokë. Sipas tij, toka i ka kaluar trashëgimtarëve të familjes Koleka, të afërm të kryeministrit duke favorizuar kështu Edi Ramën.

Ky i fundit iu përgjigj këtyre akuzave - Unë ua kam thënë, s’marr pjesë, jam mësuar që kur shkon në botën tjetër, hipoteka, paratë në xhep dhe kartat e kreditit nuk funksionale, puna është çfarë le pas, pas le emrin. Ata më parë kanë shfrytëzuar pushtetin për t’u marrë himariotëve prona. Një pronë kam trashëguar unë, studion e tim eti, për të bërë një muze të vogël për nder të tij”. Rama i bëri këto komente gjatë një takimi me kandidatin Vangjel Tavo në Himarë.

Më herët media pranë qeverisë publikuan dhe nje dokument sipas të cilit sekretari ligjor i Berishës dhe ish anëtarja e Gjykatës

së Lartë Ardiana Fullani kanë legalizuar në mënyrë të paligjshme godinën e ish restorant “Berlini” në Tiranë Ndërtesa, e cila ishte e paligjshme, u prish nga Policia Bashkiake e Tiranës në vitin 2010, ndërsa përfituesit e kësaj sipërfaqe toke, afërsisht 200 metra katror, e kanë legalizuar atë sikur të ishte ndërtesë në bazë të një vetëdeklarimi në Drejtorinë e ALUIZNI-t në shkurt të vitit 2013, afërsisht 2 vjet pasi ndërtesa nuk ekzistonte- pretendohej në dokumentat e publikuara.

Akuzat mes kryeministrit dhe paraardhësit të tij vijnë në një kohë kur për gjëra më të rëndësishme se një copë tokë ata duket të kënë gjetur paqen dhe konsensusin. Të tilla akuza më shumë se të vërtetën, priren ta nxisin publikun të besojë se Rama dhe Berisha e kanë seriozisht betejën mes tyre. Edhe pse faktet flasin për një realitet të ndryshëm nga propaganda e palëve.

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme