Politika 3 August 2024, 14:02 Nga VNA

Himariotët i drejtohen nesër kutive të votimit, zgjidhin sagën 15 mujore për kryebashkiakun e ri

Ndaje në Whatsapp
Himariotët i drejtohen nesër kutive të votimit, zgjidhin

23074 qytetarë me të drejtë vote do të votojnë të dielën e 4 gushtit, për të zgjedhur kreun e ri të bashkisë. Banorët e Himarës do të zgjedhin mes dy kandidatëve, Vangjel Tavo i socialistëve dhe Petro Gjikuria i opozitës.

Gjithsej janë 36 qendra votimi në Himarë që do të hapen në orën 07:00 dhe do mbyllen në 19:00, ndërsa do të aplikohet vetëm identifikimi elektronik dhe qendrat e votimit do të jenë të monitoruara me kamera.

Saga që nisi me arrestimin e Fredi Belerit dhe më pas edhe të kryetarit në detyrë, Jorgo Goro, pritet që të zgjidhet nesër pas një beteje 15 mujore për të parin e himariotëve.

Kujtojmë se pasi u arrestuan të dy kandidatët e mëparshëm, bashkia u drejtua nga nënkryetarja Blerina Bala, e cila më pas u dorëhoq dhe aktualisht bashkia drejtohet nga Arqile Bollano. Edhe ky i fundit rezultoi se ishte përfitues i tokës që ish kryebashkiaku Jorgo Goro ia kishte dhënë në shkelje të ligjit.

 

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme