Politika 3 August 2024, 16:00 Nga VNA

Ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe i jep leksione prestigjozes “The Sun” për aksionin e SPAK

Ndaje në Whatsapp

Amabasadori i ri i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar Uran Ferizi i ka dhënë sot të përditshmes the Sun leksione gazetarie lidhur me titullin që gazeta ka zgjedhur për të përshkruar aksionin e SPAK dhe autoriteteve britanike për të goditur një grup kriminal që transportonte armë nga Shqipëria drejt Britanisë.

“Një titull mashtrues nga Sun.

Meritë e Policisë Shqiptare, e cila drejtoi dhe menaxhoi këtë operacion (me ndihmën e SPAK dhe NCA)- shkruan ambasadori shqiptar i cili vijon me këshillën: Ja një titull më i mirë:

Policët e guximshëm shqiptarë kapin një sasi të tmerrshme armësh të destinuara për bandat e rrezikshme në Londër.

Në fakt operacioni për trafikun e armëve u drejtua nga SPAK dhe pati jehonë edhe në median britanike. Por kjo mesa duket nuk i ka pëlqyer dhe aq shumë ambasadorit tonë në Londër i cili e identifikon suksesin tek policia duke ja vënë në dukje këtë dhe medias britanike të cilën e etiketon “keqinformuese”

Mesa duket ambasadori Uran Ferizi bezdiset nga lëvdatat e autoriteteve dhe medias britanike për Prokurorinë e Posaçme dhe BKH. Dhe si vartës i besuar i kryeministrit ai harron “kostumin” e diplomatit dhe në llogarinë zyrtare në X reagon si zëdhënës i Policisë së Shtetit. Dhe nuk e ka keq me zellin e tepruar për ti rënë në sy shefit që e promovoi në detyrën e Ambasadorit. Thjesht duhet të ruajë standartin e detyrës dhe seriozitetin e shtetit që përfaqëson. Sepse SPAK është institucion shtetëror si dhe policia. Ndoshta vetëm nuk i shërben kryeministrit sa do donte ambasadori Uran Ferizi.

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme