Politika 15 July 2026, 20:45 Nga VNA

Zbardhet rezoluta që Berisha nuk pranoi ta fuste në rendin e ditës, Kuçana dhe Hoxha kërkuan fundin e “mulizmit” në PD

Ndaje në Whatsapp

Është zbardhur përmbajtja e rezolutës që shkaktoi debatin në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe çoi në ndërprerjen e përkohshme të transmetimit live.

Dokumenti, i hartuar nga anëtarët e Këshillit Kombëtar Ilirjana Kuçana dhe Lisandër Hoxha, iu paraqit kryetarit të PD-së, Sali Berisha, me kërkesën që të diskutohej në mbledhje. Megjithatë, rezoluta nuk u pranua për t’u futur në rendin e ditës, me argumentin se mbledhja kishte një rend dite të miratuar, çka solli edhe përplasjen mes Kuçanës, kryetares së Këshillit Kombëtar Julia Emiri dhe më pas vetë Berishës.

Në rezolutë kërkohet që Partia Demokratike të mbështesë zyrtarisht protestat qytetare dhe kërkesat e Grupit Koordinues të Protestës, të krijojë një Forum të Intelektualëve dhe një Forum Studentor, si dhe të ndërmarrë një reformë të thellë të organizimit të saj të brendshëm.

Një nga pikat më të forta të dokumentit është kapitulli për “çrrënjosjen e mulizmit klanor”, ku autorët kërkojnë vendosjen e papajtueshmërisë së mandateve drejtuese, transparencë në hartimin e listave dhe fundin e asaj që e cilësojnë si një sistem emërimesh klanore brenda Partisë Demokratike.

Në dokument nuk përmendet me emër Flamur Noka, por formulimet e rezolutës lidhen me postin e Sekretarit të Përgjithshëm, për të cilin ai rikandidon. Rezoluta nuk u pranua për diskutim dhe mbetet e paqartë nëse ajo do të rishqyrtohet apo do të paraqitet sërish në një mbledhje tjetër të Këshillit Kombëtar.

Rezoluta e plotë

DREJTUAR: Z. Sali Berisha, Kryetar i Partisë Demokratike

PËR DIJENI: Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike

NGA: Një grup deputetësh dhe anëtarësh të Këshillit Kombëtar

LËNDA: Propozim për Rezolutë Urgjente dhe Reforma

I. KONSTATIMET E SITUATËS POLITIKE
I nderuar z. Kryetar,

Në emër të përgjegjësisë politike që mbajmë përpara demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë, ne, një grup deputetësh dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, kemi ndjekur me vëmendje të lartë qytetare protestat popullore të zhvilluara në mbarë Shqipërinë dhe në diasporë kundër keqqeverisjes së Partisë Socialiste.

Në analizë të situatës politike aktuale, konstatojmë se:

1. Ekzistenca e një hendeku përfaqësimi: Këto protesta dëshmojnë se një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë civile nuk e ndjen ende zërin, kauzën dhe aspiratën e saj të përfaqësuar plotësisht nga Partia Demokratike.

2. Evoluimi i lëvizjes qytetare: Tubimet kanë tejkaluar qëllimin e tyre fillestar, duke u shndërruar në një uragan popullor me kërkesa të qarta politike.

3. Pamjaftueshmëria e reagimit institucional: Deklaratat publike dhe qëndrimet zyrtare të Partisë Demokratike në mbështetje të kësaj lëvizjeje rezultojnë të pamjaftueshme për t'iu përgjigjur peshës dhe rëndësisë së situatës.

4. Devijimi nga parimet e Rithemelimit: Me shqetësim vërejmë se Partia Demokratike jo vetëm që ka devijuar nga parimet e premisat e procesit të Rithemelimit, por ka aplikuar një proces të sforcuar të hapjes, gjë që në fakt ka prodhuar një bunkerizim të ri brenda kupolës së saj drejtuese.

Mbi këtë bazë, ne e vlerësojmë protestën qytetare si një sfidë reale për legjitimitetin, besueshmërinë dhe të ardhmen e vetë Partisë Demokratike.

 
II. REZOLUTA URGJENTE E KËSHILLIT KOMBËTAR
Për sa më sipër, kërkojmë nga Ju, z. Kryetar, mbledhjen e menjëhershme të Këshillit Kombëtar për miratimin e një Rezolute:

Mbështetja pa kushte e protestës: Partia Demokratike të deklarojë mbështetjen e saj të plotë për protestën qytetare, duke u bërë thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të saj t'i bashkohen asaj si protestues, pa u përfshirë në organizimin e saj.
Legjitimimi i kërkesave politike: Të mbështeten zyrtarisht kërkesat me pesë pika të shpallura nga Grupi Koordinues i Protestës më datë 26 qershor 2026, ku prioritet absolut mbetet dorëheqja e qeverisë aktuale dhe krijimi i një qeverie teknike.
Dënimi i dhunës shtetërore: Të dënohet me forcë dhuna policore e ushtruar ndaj protestuesve paqësorë dhe të kërkohet mbajtja e përgjegjësisë direkte ligjore për të gjithë efektivët e drejtuesit e Policisë së Shtetit të përfshirë në këto akte.

 

 

 

 

 

5a67788b-680c-4e2e-a15e-37b929d2fbd1.jpg

 

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme