Politika 15 July 2026, 11:02 Nga VNA

Blendi Gonxhe në krye të patronazhistëve, u kthehet turistëve që e quajnë organizimin e koncertit të Kanye West, “terrible” (shqip skandaloz)

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-15 at 11.14.19 AM.jpeg

Kthimi i Shqipërisë në një destinacion për koncerte të mëdha, që do të sillnin miliona në ekonomi, ishte argumenti kryesor që qeveria shqiptare përdori për të justifikuar shpenzimin e mbi 4 milionë eurove për një koncert që vetë nuk arriti të shesë as gjysmën e biletave.

Tashmë që koncerti përfundoi, pavarësisht se ai u shit nga qeveritarët në rrjete sociale, si një koncert tepër i suksesshëm, për të cilin u fol në çdo cep të botës, duket se dhe kjo strategji ka dështuar.

Komentet e turistëve të huaj në rrjetet sociale janë pozitive për performancën e një prej artistëve më të mëdhenj në botë, por janë shumë negative për organizimin, pra pikërisht për atë element të aktivitetit që u shit si “investim sot për miliona të ardhura nesër”.

Në Reddit dhe Instagram ka shumë komente që e ndajnë qartë performancën e Kanye West, të vlerësuar pozitivisht, nga organizimi, i përshkruar shpesh si “terrible” (skandaloz), “shit” (i menderosur), “disaster” (katastrofë) ose “horrible” (i tmerrshëm).

Në një diskutim në r/tirana, një pjesëmarrës shkruan: “The organisation was shit. We were standing for hours in the sun. People were fainting and throwing up.” (Organizimi ishte i menderosur. Qëndruam për orë të tëra në diell. Njerëzve po u binte të fikët dhe po u përziheshin zorrët) Sipas tij, pjesa më e madhe arriti të hynte vetëm pak çaste para nisjes së shfaqjes. Ai shton se edhe brenda stadiumit ishte e vështirë të kuptohej se ku ndodheshin vendet.

Një tjetër përdorues rendit probleme të shumta: “No one knew where to go, since no entrances were marked.” (Askush nuk e dinte se ku duhet të shkonte sepse nuk kishte shenja te hyrjet). Ai pretendon se hyrja u hap me rreth një orë e gjysmë vonesë, koncerti nisi mbi një orë me vonesë, hyrjet nuk kishin sinjalistikë, “fast lane” (hyrja me përparësi) nuk funksionoi dhe personeli shpërndau shirita me ngjyra të gabuara. Sipas komentit, biletat nuk skanoheshin rregullisht dhe persona me fotografi ose bileta të rreme mundën të kalonin në zona më të shtrenjta.

Një koment edhe më kritik e përshkruan gjithë përvojën si katastrofë: “Everything from organization till the audio system was a disaster.” (Çdo gjë nga organizimi deri te sistemi audio ishte një katastrofë). Përdoruesi ankohet për radhë të gjata, vetëm një dalje, mungesë informacioni nga stafi dhe probleme të vazhdueshme me sistemin audio, të cilin e krahason me zhurmën statike të një televizori të prishur.

Një tjetër komentues shkruan: “The performance was fire but organisation was a disaster especially the entrance.” (Shfaqja ishte mrekulli, por organizimi një katastrofë, sidomos në hyrje). Sipas tij, hyrja zgjati mbi një orë dhe turma ishte aq e dendur sa njerëzit mezi kishin hapësirë për të lëvizur. Megjithatë, ai e cilëson performancën shumë të mirë pasi arriti të ulej.

Në një diskutim tjetër në r/GoodAssSub, organizimi mori vlerësimin 5 nga 10, ndërsa skena, performanca, përzgjedhja e këngëve dhe atmosfera morën 10 nga 10. Problemet kryesore të përmendura ishin konfuzioni me hyrjet, mosfunksionimi i “skip-the-line” (hyrjes me përparësi) dhe gabimet me byzylykët identifikues. Një person me biletë për zonën e zakonshme tha se arriti të hynte në zonën “Gold” vetëm pas një bisede të shkurtër me sigurimin.

Përdoruesit ankohen për radhë të gjata, vetëm një dalje, mungesë informacioni nga stafi dhe probleme të vazhdueshme me sistemin audio, të cilin e krahason me zhurmën statike të një televizori të prishur. (Lexo komentet në link: https://www.reddit.com/r/tirana/comments/1uuc0m8/ye_concert_organization/).

Por shumë shpejt, sistemi patronazhistëve, që funksionon perfekt me mediat shqiptare që janë kritike ndaj qeverisë, është u vu në rresht edhe në debatet për koncertet. Madje në krye të tyre është vënë vetë ministri i kulturës, ai që u përpoq as shumë që kjo ngjarje të ishte një suskes i madh, Blendi Gonxhe.

Ministri ka bërë një postim të gjatë në një koment në tik tok, që kërkonte opinione mbi organizimin dhe ku shumica e komentuesve e quanin atë “terrible”.

“Organizimi ishte i keq? Hajde tani! Shikoni Nju Jorkun, Romën dhe aktivitetet e fundit: orë të tëra për të dalë, probleme, vonesa prej 4 orësh, në kryeqytete me dekada përvojë. Çdo aktivitet mund të ketë probleme në hyrje apo në dalje, sidomos me orientimin, por spektakli i Ye në Tiranë nuk mund të cilësohet i keq, as për sa i përket organizimit. Stadiumi dukej magjik; tribunat dhe atmosfera u përmirësuan nga këndi i ulëseve, struktura, vendosja dhe mënyra se si qëndruan 60 mijë spektatorët. U realizua në më pak se 3 muaj, një rekord i çmendur”, shkruan ndër të tjera ministri.

Të tjerë komentues (dukshëm patronazhistë) kanë hyrë në lojë duke hedhur foto dhe shprehje të tilla si “ishte perfekt”, “është një nga ato ngjarje që i përjeton vetëm një herë në jetë”.

Por, pjesëmarrësve në koncert, që e kishin përjetuar vetë organizimin, nuk u është mbushur mendja nga ndërhyrja e ministrit dhe e patronazhistëve. Përkundrazi, reagimi i ministrit ka shkaktuar tallje te disa, që thotë se “Ky është ai që dha 4 milionë euro për koncertin, normal që do e lëvdojë”.

Edhe në postime të tjera komentuesit tallen me ministrin që mbron organizimin e dobët të koncertit.

PS: 

Stadiumi, i cili fillimisht u tha se do të qëndronte të paktën për 6 muaj dhe do të përdorej për evente të tjera të mëdha po çmontohet. Nuk dihet nëse pas këtyre komenteve do të organizohet ndonjë koncert tjetër i artistëve të mëdhenj. Ndoshta vetëm nëse qeveria, në emër të turizmit do të pranojë të financojë sërish një pjesë të koncertit. Por vështirë që pas komenteve të tilla të ketë fluks turistësh! Gjithsesi e “rëndësishme” është që Kryeministri duket i kënaqur nga ky event dhe nga shpenzimi i 4.3 milionë eurove të fondit të emergjencës, me një procedurë edhe më shumë emergjente. Sidomos “rëndësi” ka që në mendjen e Kryeministrit ky është një shpenzim ekonomik dhe për ekonominë e vendit, pavararësisht se në realitet është një invetim me kthim shumë të pasigurt. Por si gjithmonë kryeministri do të ngushëllojë veten me argumentin që ashtu si populli nuk ia kupton “estetikën e tij”, po i njëjti popull nuk ia kupton as “ekonominë e tij”. Sepse në fakt dhe e para, dhe dyta nuk janë në shërbim të vendit.

11111111.png2222.png33333.png444.png5555.png666.png

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme