Politika 14 July 2026, 15:02 Nga VNA

Deputeti Vasil Llajo i Intermedicas: QSUT nuk ka mungesa, thjesht kërkon donacione

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-14 at 3.20.13 PM.jpeg

Kërkesa e fundit e QSUT-së për donacione gjeti një mbrojtës të vendosur në Komisionin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Deputeti socialist Vasil Llajo u përpoq të bindte se nuk ka asgjë shqetësuese që spitali më i madh në vend kërkon ndihmën e qytetarëve, pasi, sipas tij, donacionet janë një praktikë normale në mbarë botën.

Problemi është se, në përpjekje për ta relativizuar situatën, deputeti arriti të kundërshtojë vetveten brenda pak sekondash. Fillimisht deklaroi se donacionet “nuk tregojnë nevojat”, për të vazhduar menjëherë më pas se një institucion “nxjerr nevojat e veta për t’i plotësuar me donacione”. Pra, nevojat nuk tregohen… përveç rasteve kur duhen treguar që të mbushen me donacione.

Në të vërtetë, askush nuk ka problem me donacionet. Ato janë një formë solidariteti që ekziston kudo. Paradoksi nuk është se një spital pranon ndihmë, por që spitali publik më i madh në vend detyrohet të publikojë një listë me mbi 100 pajisje bazë që i mungojnë, ndërsa buxheti i shtetit gjen miliona euro për prioritete shumë më “urgjente”, si koncertet private.

Një donacion për një aparat të veçantë, për një teknologji të re apo për një projekt kërkimor është krejt normale. Por kur lista përfshin respiratorë, defibrilatorë, monitorë, elektrobisturi, shiringa elektrike dhe dhjetëra pajisje të tjera që duhet të jenë standard minimal në një spital universitar, atëherë problemi nuk quhet më “kulturë donacionesh”. Quhet mungesë investimi publik.

Kur argumentet nisën të shteronin, debati mori një kthesë personale. Deputeti vendosi të kujtonte se gjatë pandemisë kishte bërë donacione për QSUT-në dhe strukturat e emergjencës, duke theksuar se nuk kishte vendosur emrin e tij mbi to, si dëshmi e “thjeshtësisë”.

Askush nuk ka arsye të vërë në dyshim një akt humanizmi. Por historia bëhet disi më ironike kur kujtohet se në të njëjtën periudhë kompania e tij, Intermedica Center, përfitonte kontrata me vlera të konsiderueshme nga sistemi shëndetësor për testimet dhe materialet laboratorike anti-COVID. Kështu, pandemia rezultoi një periudhë ku biznesi dhe bamirësia ecën paralelisht: nga njëra anë milionat e shtetit, nga ana tjetër donacionet që sot përdoren si argument për të bindur publikun se është krejt normale që QSUT të kërkojë sërish ndihmën e qytetarëve.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme