Politika 15 July 2026, 10:43 Nga VNA

Protestë kundër Ramës edhe në Bruksel

Ndaje në Whatsapp

fvdfvdd.jpg

Presidenti i Studentëve Demokratë Europianë (EDS), Francesco Sismondini, iu bashkua protestës së shqiptarëve në Bruksel, e organizuar paralelisht me tubimin në Tiranë, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në fjalën e mbajtur para protestuesve, Sismondini shprehu mbështetjen për lëvizjen qytetare në Shqipëri, duke theksuar se rinia shqiptare është kthyer në një burim frymëzimi për të rinjtë në mbarë Europën.

“Studentë, po lind një lëvizje e re në Europë dhe ne jemi këtu për t’ju mbështetur, për të sjellë zërin e të rinjve europianë në mbështetje të popullit shqiptar dhe rinisë shqiptare, e cila sot po na frymëzon”, u shpreh ai.

Sismondini tha se të rinjtë europianë po përballen me sfida të ngjashme, përballë qeverive që ai i cilësoi autoritare.

“Përballemi me qeveri autoritare, me diktatura në çdo cep dhe në çdo aspekt të jetës sonë. Sot, rinia shqiptare është e vetmja që po frymëzon të rinjtë europianë. Ne po ndjekim protestat që kanë vijuar prej më shumë se 40 ditësh. Ju falënderoj. Ju falënderoj nga zemra. Rama ik! Faleminderit në emër të rinisë së Europës”, deklaroi ai.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme