Kronika 7 September 2026, 11:43 Nga VNA

Vrasja e Viktor Bardhit, kontrolle në 5 banesa dhe dëshmitarë në pyetje për zbardhjen e krimit

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Viktor Bardhit, kontrolle në 5 banesa dhe dëshmitarë

Me vendim të Gjykatës së Lezhës janë urdhëruar kontrolle në 5 banesa, ku kishte dyshime se mund të gjendeshin të dhëna lidhur me autorët e vrasjes së Viktor Bardhit në fshatin Ndërfushas të Mirditës. Kontrollet janë ushtruar përgjatë dy ditëve të fundit, por nuk dihet nëse janë gjetur prova që mund t’i shërbejnë zbardhjes së krimit. Ndërsa janë pyetur pjesëtarë të familjes Reçi dhe të njohur të tyre, fis me të cilin familja Bardhi është në hasmëri. Viktor Bardhi u vra brenda automjetit të tij me një pistoletë me silenciator. Ai dyshohet të jetë vrarë për motive gjakmarrjeje, pasi më herët i është vrarë vëllai, Martin Bardhi, dhe nipi, Kristian Marku.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme