Kronika 1 March 2025, 13:09 Nga VNA

Vrasja e Martin Canit te shkolla "Fan Noli"/ VNA zbardh të plotë mekanizmin e krimit. Detajet!

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Martin Canit te shkolla "Fan Noli"/ VNA zbardh të

Zbardhet e gjithë dinamika sesi ndodhi vrasja e Martin Canit dhe plagosja e shokut të tij Luis Meçja në ambientet e jashtme të shkollës "Fan Noli" më 18 nëntor 2024. Pasi janë konfliktuar në shkollë pak orë para se të ndodhte krimi tronditës dhe janë kontaktuar të dy si Martin Cani dhe Mario P., nga oficerja e sigurisë, të miturit kanë vendosur të takohen pas mësimi për tu sqaruar. Në ndihmë të Martinit kanë ardhur dy miq të tij, Mecja dhe Marseld S. Më poshtë zbardhet për herë të parë dinamika e krimit të rëndë. Aktualisht prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar për gjykim dosjen penale ndaj Mario P, ndaj të cilit ka ngritur akuzën e "Vrasje e kryer në rrethana cilësuese". Dinamika e vrasjes Nga hetimet e prokurorisë rezulton se në orën 12.25, shtetasi Marseld S., dhe Luis Meçja vijnë nga Sauku, me një skuter elektrik dhe presin te porta hyrëse e shkollës "Fan Noli. Në orën 12.58, Martini del nga ambjentet e shkollës së bashku me shokun e tij Kingston K., dhe pasi takohet me Marseldin dhe Luisin, shkon në drejtim të Mario P, dhe Kledon B., që ndodheshin para klinikës "Salus". Martini i kërkon Marios të shkojnë te rrugica e furrës të bukës 'Lamcja, e cila ndodhet rreth 50 metra prej aty dhe të gjithë bashkë shkojnë në atë drejtim. Martini dhe Mario ecin para. Pas tyre vijnë me radhë Kingstoni, Kledoni, Armand Marku, Marsledi dhe Luisi dhe në fund Klevis T, dhe Erdis C. Ata shkojnë tek një shesh i vogël, të ndodhur midis pallatit dhe disa shtëpive privatë, dhe një tip kioske. (ime mur të suvatuar dhe të vizatuar me dizajn me ngjyra). Kur mbërrijnë aty, Martini heq bluzën me zinxhir dhe cantën e shkollës dhe vendos përtokë. Më pas ai e pyet Marion "si do e zgjidhim këtë muhabet?" Mario i është përgjigjur "si të duash ti, po më mirë të mbyllim këtë muhabet këtu". Shtetasi Klevis Tema i është drejtuar me ſjalët "o cuna mos u zini", por shtetasi Marseld Sina i është drejtuar me fjalët "Nuk merr përgjegjësi ti për cfarë ndodh". Në këtë moment, kemi ardhë për punë tjetër. Nuk merr shtetasi Luis Meçja ka pyetur "a ka ndonjë dyqan ku shiten buqeta me lule këtej?". Martini ka thënë 'pyete këtë djalin, " duke drejtuar shikimin nga Mario, i cili ka buzëqeshur. Në këtë moment, Marseldi ka thënë "di unë ku ka buqeta me lule", dhe e ka goditur me grusht Marion, i cili bie përtokë. Pastaj Martini hipën sipër tij dhe e gjuan me grushta dhe njëkohësisht e gjuan edhe Luisi. Shtetasi Kledon Bejkaj e gjuan me grusht Luisin dhe e tërheq për ta ndarë nga Mario, por Luisi i kthehet Kledonit dhe e gjuan me grusht në fytyrë. Menjëherë pas tij Marseldi e gjuan me grushta dhe shkelma Kledonin, i cili bie përtokë. Ne këtë kohë Mario është ngritur në gjunjë dhe pasi nxjerr thikën nga xhepi i xhupit me dorën e djathtë, godet me të një herë Martinin në kraharor në anën e majtë. Martini bërtet "më kanë ther", dhe largohet që aty. Ndërkohë edhe Luisi bërtet "ka thikë" dhe i kthehet Marios ndërsa ai e qëllon me thikë, duke i shkaktuar 4 dëmtime në trup, duke e gjuajtur me grushta, Kingstoni e ndihmon Martinin duke e tërhequr prej krahu dhe të dy largohen me vrap, dhe menjëherë pas tyre largohen Armando Marku, Marseldi, Kledoni dhe Luisi. Ndërsa shtetasit Erdis Ceno dhe Klevis Tema ikin me ngadalë nga vendi i ngjarjes. Mario i ndjek me vrap, me thikën në dorë duke i bërtitur " hajdeni këtu dhe i shan me fjalë ofenduese" dhe pasi shkon deri në fillim të rrugicës, kthehet përsëri te vendi i ngjarjes dhe merr atleten që i ka rënë nga këmba dhe pasi e vesh atë, drejtohet për nga magazina e peshkut. Aty në hyrje të saj, ku në atë moment ndodheshin edhe dy punonjës( shtetasit Bledar Beqiraj dhe Fatos Molla), Mario takohet me shtetasit Klaus Kosta dhe Noel Dapi, të cilët vinin nga rruga e Pazarit të ri dhe të tre së bashku shkojnë në atë drejtim.

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme