Kronika 28 February 2025, 14:30 Nga VNA

Afera e inceneratorit të Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg për Alqi Bllakon

Ndaje në Whatsapp
Afera e inceneratorit të Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 5 vite burg për Alqi Bllakon, ish-deputetin socialist, i akuzuar për korrupsion në aferën e inceneratorit të Tiranës. Si dënim plotësues, SPAK kërkoi edhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite të tjera.

Ish-deputeti po gjykohet në një proces të veçuar nga të pandehurit e tjerë, mes të cilëve ndodhet edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka. Bllako akuzohet se ka përfituar ryshfet nga bosët e inceneratorit të Tiranës, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuza të rënda.

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme