Kronika 27 February 2025, 18:45 Nga VNA

Detaje nga vetëvrasja e 17-vjeçares në Gjirokastër, prokuroria hedh poshtë pistën e bullizimit

Ndaje në Whatsapp
Detaje nga vetëvrasja e 17-vjeçares në Gjirokastër,

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me hetimet për vetëvrasjen e një 17-vjeçarjeje në Gjirokastër. Mësohet se deri në këtë fazë të hetimeve janë marrë në pyetje rreth 30 persona, përfshirë prindërit, të afërmit, mësuesit dhe shokët e shkollës.

Si rezultat, nuk ka prova konkrete se bullizimi ka qenë shkak për këtë tragjedi. Prokuroria pret hapjen e telefonit të viktimës, pasi përmes komunikimeve të saj mund të hidhet dritë mbi të vërtetën.

Sa i takon letrës që u gjet në sendet e vajzës, Prokuroria hedh poshtë aludimet se mund të ishte një letër lamtumire, që e mitura e kishte lënë përpara finalizimit të aktit ekstrem. Sipas tyre, letra ishte një detyrë shkollore në lëndën e gjuhës angleze, që vajza e ka realizuar gjatë kohës kur ishte nxënëse në sistemin 9-vjeçar.

Gjithashtu, dy psikologë janë përfshirë në hetime për të analizuar ndikimet emocionale të të prekurave nga kjo tragjedi, ndërsa hetimet vijojnë.

 

 

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme