Kronika 27 February 2025, 18:37 Nga VNA

Dënohen me burg 3 të dyshuarit që futën në treg 21 ton mandarina me pesticide

Ndaje në Whatsapp
Dënohen me burg 3 të dyshuarit që futën në treg 21 ton

Gjykata e Beratit ka lënë në burg 3 personat e ndaluar si të dyshuar për futjen në treg të 21 ton mandarinave të ndaluara për konsumim, të kthyer nga Kroacia. Gjykata la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Arben Dyli,  eksportues, Elton Tafaj, fermer dhe Elson Tahiraj inspektor i shtetit.

Gjatë seancës, avokatët mbrojtjës i  quajtën  të ndaluarit viktima te luftës tregtare të konkurencës me qëllim dëmtimin e tregtarëve  vendas.

Madje avokati mbrojtës i Arben Dylit  hodhi dyshime në vërtetësinë e analizave të  shtetit  kroat.

Në fjalën e tij, eksportuesi Arben Dyli tha se nuk e dinte që duhej  njoftuar AKU pasi iu kthye produkti i mandarinës. Ai u shpreh se ka njoftuar fermerët të merrnin mallin mbrapsht.

Fermeri i arrestuar Elton Tafa u shreh se i është bërë padrejtësi nga AKU pasi i ka treguar që mandarinat ishin  prishur, kalbur, ndaj  i  hodhi ne landfilldin e Dimalit.

 

 

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme