Kronika 27 February 2025, 17:16 Nga VNA

"Shpërdorim detyre"/ Ish-kryebashkiaku i Pogradecit, Eduart Kapri, dy vjet shërbim prove

Ndaje në Whatsapp
"Shpërdorim detyre"/ Ish-kryebashkiaku i Pogradecit, Eduart

Gjykata e Posaçme dënoi me 1 vit e 6 muaj burg ish-kryebashkiakun demokrat të Pogradecit, Eduart Kapri. Ai u shpall fajtor për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim. Gjykata urdhëroi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe e vendosi Kaprin në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare, gjatë së cilës nuk duhet të shoqërohet me persona të dënuar për vepra penale. Gjithashtu, atij iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Besmira Niko dhe Besjan Meço, ish-vartës të Kaprit, u dënuan gjithashtu për shpërdorim detyre me shërbim prove për një periudhë prej 1 viti e 4 muaj. Të dyve iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Hetimet zbuluan se Kapri, me ndihmën e dy zyrtarëve të tjerë, lejoi kompaninë "Gedi sh.p.k." të përfundonte punimet e pezulluara të një pallati 12-katësh. Kapri kishte qenë më herët administrator i kësaj kompanie, të cilën e kishte kaluar në emër të vëllait pasi u zgjodh kryetar bashkie.

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme