Kronika 27 February 2025, 12:09 Nga VNA

“Dumani shijon jetën me coca-cola, palestër dhe femra, ne kalbemi në burg” – Petrit Qoli shpërthen në akuza nga qelia

Ndaje në Whatsapp
“Dumani shijon jetën me coca-cola, palestër dhe femra, ne

I akuzuari për vrasje me paramendim dhe i përfshirë në dosjen “plumbi i artë”, Petrit Qoli, ka hedhur akuza ndaj bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani, gjatë një seance gjyqësore. Dumani nuk u paraqit në gjykatë për arsye shëndetësore.

Nga qelia e xhamit, Qoli u shpreh se ndonëse mbështet SPAK-un dhe GJKKO-në, ai ndjen padrejtësi për trajtimin e tij krahasuar me Dumanin.

“Si çdo shqiptar dhe ata të diasporës, jam i lumtur për SPAK dhe GJKKO. Por Dumani, si vrasës me pagesë, shijon jetën jashtë sallës, ndërsa ne baltosemi. Ai do Coca-Cola, palestër dhe femra. Jam dobësuar 40 kg, jemi në burg kot. Ai është mongol leshator, do bëhemi si Nuredini do vrasim 5-6 vetë dhe 5 milion euro të geoposura, dalim dhe marrim statusin"

Ai tha se ka qenë besimtar për 25 vite dhe shpreson që drejtësia t’i heqë “balten” e akuzave. “Kam frikë se do vdes nga veremi, jo nga burgu,” shtoi ai.

Gjykata vendosi të pezullojë afatin e paraburgimit për të gjithë të akuzuarit deri në seancën e radhës, e cila do të mbahet më 4 mars.

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme