Kronika 27 February 2025, 15:13 Nga VNA

Një 30 vjeçare e huaj gjendet e masakruar në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Një 30 vjeçare e huaj gjendet e masakruar në Tiranë

Një 30-vjeçare e huaj gjendet e vrarë në banesën e marrë me qira në rrugën "Gjon Muzaka". Viktima ka plagë me mjete prerëse. Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte  marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe.

Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.

Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme