Kronika 28 February 2025, 14:26 Nga VNA

SPAK sekuestron një vilë luksoze në Elbasan të organizatës kriminale Çopja

Ndaje në Whatsapp
SPAK sekuestron një vilë luksoze në Elbasan të

SPAK vijon goditjen ndaj organizatës kriminale famëkeqe të drejtuar nga vëllezërit Franc e Hdjar Copja, të cilët akuzohen se kanë urdhëruar një seri vrasjesh, si dhe për pastrim të miliona eurove të trafikut të kokainës. Pasi iu sekuestruar 10 mln euro kriptomonedha, vila, komplekse luksoze, llogari bankare dhe ferma, SPAK ka vendosur sekuestron e radhës edhe mbi një vile private luksoze, në Elbasan”.

“Objekt i sekuestrimit ështe një vilë private, me 2 (dy) kate banimi, një tarracë e hapur mbi katin e dytë të banimit, një kat nëntokë, i përshtatur për palestër dhe i pajisur me vegla palestre, një oborr dhe lulishte në pjesën e përparme të godinës së banimit, verandë dhe lulishte në pjesën e pasme të godinës së banimit, si dhe një garazh i hapur nëpërmjet të cilit kalohej në një ndërtesë 1-katëshe, e përshtatur dhe e mobiluar me pajisje zyre. Kati i parë i banimit përbëhej nga një garazh i mbyllur, një dhomë pritjeje, një kuzhinë, si dhe një dhomë gjumi – ambiente plotësisht të mobiluara. Kati i dytë i banimit, përbëhej nga dy dhoma gjumi, secila me garderobë të veçuar dhe këto  hapësira plotësisht të mobiluara”, njoftoi SPAK.

Organizata Copja është në përplasje të ashper me klanin kriminal të Erjon Alibej i njohur si Krymi dhe nga konflikti mes tyre janë të paktën 13 të vrarë.

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme