Kronika 15 May 2024, 22:44 Nga VNA

Vetëdorëzohet autori që vrau efektivin e policisë në Fier

Ndaje në Whatsapp
Vetëdorëzohet autori që vrau efektivin e policisë në

Është vetëdorëzuar autori që vrau me armë zjarrit efektivin e policisë në Fier. Azgan Mërnica, sapo ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Fierit.

Ai akuzohet për vrasjen e efektivit të policisë, Novruz Canaliaj dy ditë më parë. Mësohet se autori fshihej në fshatin Dërmenas.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 13:30 të datës 13 maj në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier.

Dyshohet se krimi ka ndodhur për motive banale, dhe në momentin e vrasjes, në makinë me Mërnicën ishte edhe e ëma e këtij të fundit.

Pas vrasjes, ai lë makinë tek shtëpia e dajës dhe arratiset në këmbë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme