Kronika 15 May 2024, 08:35 Nga VNA

Terror në Durrës/ Babai rrëmben fëmijët, qëllon me armë drejt RENEA-s

Ndaje në Whatsapp
Terror në Durrës/ Babai rrëmben fëmijët, qëllon me

Aleks Marku, 40 vjeç, mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç në një banesë në Durrës që e kishte marrë me qera javore.

Rreth orës 02:20, është njoftuar Policia se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri, në ambientet e një pallati  pranë zonës së quajtur “Shkëmbi i Kavajës”.

40-vjeçari ka qëlluar mbi 15 herë nga dritarja e ballkonit.

Policia e Durrësit kërkoi ndihmën e Repartit Special “RENEA”, pasi duhej ndërhyrje e specializuar për të mos rrezikuar jetën e fëmijëve.

Nën masa të larta sigurie, u bë i mundur neutralizimi dhe kapja e shtetasit Aleks Marku të cilit në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë, si dhe 18 gëzhoja në brendësi të banesës.

Marku ka pranuar të shoqërohet nga policia,në gjendje të rënduar psikologjike ka dëshmuar se qëllonte nga dritarja se priste se do ta sulmonin disa persona, por pa treguar se kush.

Gjithashtu, Policia nxorri të 2 fëmijët, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po iu jepet asistencë me psikologë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme