Kronika 13 May 2024, 22:30 Nga VNA

Detaje nga përplasja me armë në Bulqizë, sherri nisi në karburant (Emrat)

Ndaje në Whatsapp
Detaje nga përplasja me armë në Bulqizë, sherri nisi në

Kanë dale të reja nga ngjarja e regjistruar rreth orës 17:30 të pasdites së kësaj të hëne në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, ku një person qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti të parkuar.

Bëhet me dije se autori është Fadil Ternova, i cili ka qëlluar me armë ndaj automjetit të Afrim Peti. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti në rrugën e Arbrit.

Dy personat janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për arsye të cilat ende nuk dihen, teksa më pas, Fadil Ternova ka nxjerrë automatikun dhe ka qëlluar me breshëri ndaj mjetit të Afrim Petit.

Duhet theksuar fakti se automjeti ishte në përdorim nga Afrim Peti, por në pronësi të një personi tjetër. Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati viktima apo të lënduar, ndërsa policia është vënë tashmë në kërkim të autorit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme