Kronika 13 May 2024, 10:39 Nga VNA

"Dosja e Sterilizimit", shtyhet seanca për ish ministrin Beqaj

Ndaje në Whatsapp
"Dosja e Sterilizimit", shtyhet seanca për ish ministrin Beqaj

Shtyhet në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake për ish ministrin e shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe bashkëpandehurit e tjerë të akuzuar për aferën e koncesionit të sterilizimit.

Shtyrja u bë për shkak se të pandehurit nuk ishin njohur me të gjitha aktet e dosjes hetimore.

Ilir Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre për koncesionin e shumëpërfolur.

Të pandehur janë edhe biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe 6 zyrtarë të tjerë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme