Kronika 10 May 2024, 17:38 Nga VNA

Kanosi me thikë një vajzë për t’i marrë telefonin, arrestohet 62-vjeçari në Vlorë

Ndaje në Whatsapp
Kanosi me thikë një vajzë për t’i marrë

Një 62-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Vlorës, pasi tentoi që t’i merrte telefonin një vajze 18 vjeçë.

Në njoftimin e policisë thuhet se i moshuari me inicialet F.L, i ka dalë në rrugë vajzës dhe e ka kërcënuar me thikë që kjo e fundit t’i jepte telefonin.

Menjëherë pas këtij çasti, 18-vjeçarja i është drejtuar policisë dhe këta të fundit janë vënë menjëherë në lëvizje duke e arrestuar 62-vjeçarin.

 

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Tentoi t’i merrte me forcë celularin, një 18-vjeçareje, në rrugë, duke e kanosur me mjet prerës (thikë), identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 62-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas njoftimit se një shtetaseje kishin tentuar t’i vidhnin celularin, në rrugë, duke e kanosur me mjet prerës, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit “Storm 18”, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi F. L., 62 vjeç, banues në Vlorë.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme