Kronika 9 May 2024, 19:34 Nga VNA

Makina del nga rruga në aksin Pogradec-Qafë Thanë, plagosen nëna dhe vajza e saj 2 vjeçe

Ndaje në Whatsapp
Makina del nga rruga në aksin Pogradec-Qafë Thanë, plagosen

Një mjet ka dalë nga rruga pasditen e sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanë dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar drejtuesja 25-vjeçare dhe vajza e saj e mitur, 2 vjeçe.

Policia bën me dije se të dy të lënduarat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 09.05.2024, rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë” në afërsi të Gurit të Kuq, shtetasja K. H., 25 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Volvo”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesja dhe vajza e saj rreth 2 vjeçe, pasagjere në mjet, të cilat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme