Kronika 9 May 2024, 15:20 Nga VNA

Fredi Beleri kërkon në Apel pafajësinë, GJKKO cakton trupën gjykuese

Ndaje në Whatsapp

GJKKO ka zgjedhhr trupën gjykuese që do të shqyrtojë ankimin e kryebashkiakut të zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri. Trupa gjykuese do të jetë gjyqtarja Daniela Shirka (kryesuese), Dhimitër Lara (Anëtar), dhe Iliriana Olldashi (Anëtare).

Beleri e ka ankimuar vendimin e GJKKO-së që e dënoi me burg për blerje votash.

Fredi Beleri, u arrestua më 12 maj 2023.

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës u shpall fajtor më 5 mars për blerje votash dhe u dënua me dy vite heqje lirie nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi u dënua me tre vite shërbim prove. Kjo masë lehtësuese për Kokaveshin u dha pasi ai ka probleme shëndetësore, si dhe fëmija i tij i mitur ka probleme shëndetësore.
Sipas GJKKO, vuajtja e dënimit për Fredi Belerin nis që nga dita kur është arrestuar, pra më 12 maj 2023. Sipas përllogaritjeve, kryetarit të zgjedhur të bashkisë i Himarë e mbetën edhe 1 vit e 3 muaj burg.
GJKKO thotë se dënimin do ta kryejë në një burg të sigurisë së zakonshme. Fredi Beleri po qëndron në paraburgim  që prej zgjedhjeve të majit të vitit 2023, që do të thotë se i kanë mbetur rreth 9 muaj dënim për të shlyer në qeli. Kjo për shkak se ditët e paraburgimit llogariten si një ditë e gjysem në qelinë normale të burgut.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme