Kronika 10 May 2024, 14:58 Nga VNA

Xanax dhe lëndë narkotike, gjenden pa jetë 2 ukrainase në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Xanax dhe lëndë narkotike, gjenden pa jetë 2 ukrainase në

Dy vajza nga Ukraina Antonina Kozachenko 25 vjecare dhe Anastasia Lopukhova 40 vjeçare janë gjetur pajetë në një banesë në rrugën e Dibrës. Burime nga policia bëjnë me dije se vajzat kanë humbur jetën si pasojë e mbidozës, përzierje të lëndëve narkotike me Xanax.

Sipas policisë, 2 ditë më parë të dyja vajzat ishin kallëzuar nga një farmaciste e cila kishte refuzuar tu jepte Xanax dhe Tramadol. Farmacistja ka deklaruar se nuk mund ti jepte këto medikamente pa recetë. Ndërkohë në deklaratën në polici ukrainaset kanë pretenduar se i ka nxjerre jashtë me forcë farmacistja. Për këtë shkak njëra prej tyre I kishte kafshuar dorën farmacistes duke I shkaktuar lëndime. 2 ditë pas kësaj ngjarje, u gjetën pa jetë nga një tjetër vajzë e cila ndante shtëpinë me to. Mëngjesin e sotëm janë gjetur njëra në divan, tjetra në  dysheme e mbuluar me batanije. Vajzat ukrainase janë parë me hundët e gjakosura dhe shkumë nga goja.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme