Kronika 14 May 2024, 18:26 Nga VNA

Edhe Gjykata Kushtetuese e lë në burg Lefter Kokën

Ndaje në Whatsapp
Edhe Gjykata Kushtetuese e lë në burg Lefter Kokën

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesat e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili i ishte drejtuar kësaj gjykate ku kërkonte shfuqizimin si anti-kushtetues të dy vendimeve të Gjykatës së Lartë.

Në ankimin e depozituar, Koka kërkon shfuqizimin e vendimit të marrë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë që rrëzoi kërkesën e bërë për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të marrë nga Apeli i GJKKO më 5 janar 2023. Sipas Kokës, vendimi i marrë është i papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë.

Po ashtu kërkohet shfuqizimi i vendimit të marrë dhe dërgimi për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.

Koka aktualisht është në burg pasi është shpallur fajtor për aferën e inceneratorëve, atë të Elbasanit dhe Fierit.

Ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka u dënua me 6.8 vite burg nën akuzat për korrupsion e pastrim parash, vendim i marr shtatorin e vitit të shkuar.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme