Bota 23 June 2025, 22:07 Nga VNA

Trump reagon ndaj sulmeve iraniane në bazën amerikane në Katar: Një përgjigje shumë e dobët, asnjë amerikan i lënduar

Ndaje në Whatsapp
Trump reagon ndaj sulmeve iraniane në bazën amerikane në Katar:

Presidenti Donald Trump ka komentuar në rrjetet sociale sulmet raketore iraniane ndaj bazës së SHBA-së në Katar, duke i cilësuar ato si një “përgjigje shumë të dobët”, që sipas tij, ishte e pritur dhe u neutralizua me sukses.

Në postimin e tij, Presidenti Trump tha se prej 14 raketave të lëshuara, 13 u rrëzuan ndërsa njëra u lejua të vazhdonte, pasi ishte në një drejtim që nuk përbënte kërcënim.

“Jam i kënaqur të raportoj se nuk ka pasur amerikanë të lënduar dhe pothuajse asnjë dëmtim nuk është shkaktuar,” shkroi Trump.

Ai falënderoi edhe Iranin për paralajmërimin e hershëm të sulmeve, që sipas tij ndihmoi që të mos humbeshin jetë dhe askush të mos dëmtohej.

“Shpresoj që tani Irani të vazhdojë drejt paqes dhe harmonisë në rajon, dhe unë do të inkurajoj me entuziazëm Izraelin që të ndjekë të njëjtën rrugë,” përfundoi ai.

Sulmet iraniane erdhën si hakmarrje ndaj sulmeve ajrore amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane gjatë fundjavës, duke tensionuar më tej situatën në Lindjen e Mesme.

 

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme