Bota 23 June 2025, 19:06 Nga VNA

Sulmi iranian mbi bazat amerikane në Katar, Donald Trump mbledh sot ekipin e tij të afërt

Ndaje në Whatsapp
Sulmi iranian mbi bazat amerikane në Katar, Donald Trump mbledh sot ekipin

Presidenti amerikan Donald Trump do të mbledhë sot ekipin e tij më të afërt për të diskutuar mbi rrezikun e sulmit iranian ndaj bazave ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Katar.

Sipas burimeve përmasat e hakmarrjes iraniane, veçanërisht numri i viktimave, do të jenë vendimtare për strategjinë e reagimit amerikan. Diskutimet përfshijnë edhe mundësinë që SHBA të përfshihet më thellë në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit.

“Presidenti pritet të zhvillojë një takim urgjent me ekipin e tij në orën 19:00 (CET), për të analizuar kërcënimin. Trump ka paralajmëruar se çdo hakmarrje do të përballet me një përgjigje shumë më të ashpër sesa ajo e parë gjatë sulmit të fundit amerikan ndaj objekteve bërthamore iraniane”.

Ndërkohë, Katari ka njoftuar mbylljen e përkohshme të hapësirës së tij ajrore si një masë parandaluese ndaj kërcënimeve të mundshme iraniane. Baza ajrore Al-Udeid, e vendosur në Katar, është një nga bazat më të mëdha ushtarake amerikane në rajon. Gjatë javëve të fundit, shumë avionë dhe pjesëtarë të personelit janë evakuuar nga kjo bazë.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme