Bota 23 June 2025, 19:00 Nga VNA

Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lëshon 6 raketa drejt bazave amerikane në Katar

Ndaje në Whatsapp
Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lëshon 6

Agjencia e lajmeve Reuters raporton për një seri shpërthimesh mbi Doha, kryeqytetin e Katarit. Eshtë vërejtur një “kërcënim i besueshëm iranian” në vend, i cili strehon një bazë të madhe ajrore amerikane.

Një raport në SHBA sugjeron se gjashtë raketa janë lëshuar drejt këtij vendi. Axios, duke cituar një zyrtar izraelit, raporton se Irani ka synuar bazat amerikane në Katar.

Faqja e lajmeve, së bashku me Wall Street Journal, kishin raportuar më parë se Irani po përgatitej të qëllonte me raketa bazat.

Sipas një diplomati perëndimor, të cituar nga agjencia e lajmeve Reuters, që nga mesdita e sotme ka pasur një kërcënim të besueshëm kundër bazës ajrore al Udeid në Katar.

Përveç kësaj, Wall Street Journal raporton se Irani ka pozicionuar lançues raketash për një sulm të mundshëm ndaj forcave amerikane.

Mbyllja e hapësirës ajrore të Katarit është jashtëzakonisht e rëndësishme, dhe vjen vetëm pak orë pasi Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-të paralajmëruan qytetarët e tyre atje të strehohen.

E gjitha kjo vjen pasi SHBA-të kryen sulme ajrore ndaj lokacioneve bërthamore iraniane gjatë fundjavës.

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit u aktivizuan për të kapur “objektiva armiqësore” në qytetin Ahvaz, në rajonin jugperëndimor të vendit, raportoi sot agjencia shtetërore e lajmeve Fars.

“Një shpërthim u dëgjua në Ahvazin perëndimor, jashtë zonës urbane, dhe njëkohësisht, sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan kundër objektivave armiqësore”, tha Fars.

Rrjeti shtetëror IRIB raportoi gjithashtu se mbrojtja ajrore e Ahvazit ishte aktivizuar, pa dhënë më shumë detaje.

 

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme