Bota 22 June 2025, 13:54 Nga VNA

Papa Leone paralajmëron botën: “Jemi në prag të një humnerë të pariparueshme”

Ndaje në Whatsapp
Papa Leone paralajmëron botën: “Jemi në prag të

Në një deklaratë të fuqishme dhe emocionale, Papa Leone ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit ushtarak dhe ndaljen e asaj që ai e quajti “tragjedia e luftës”, pas bombardimeve të fundit të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara në centralet bërthamore të Iranit. Kjo ngjarje alarmante ka tronditur komunitetin ndërkombëtar dhe ka shtuar frikën për një konflikt të përmasave globale.

“Sot më shumë se kurrë, njerëzimi bërtet dhe thërret për paqe: është një britmë që kërkon përgjegjësi dhe arsye dhe nuk duhet të mbytet nga gjëmimi i armëve dhe nga fjalët retorike që nxisin konfliktin,” tha Ati i Shenjtë në një fjalim të mbajtur para besimtarëve dhe mediave ndërkombëtare në Vatikan.

Papa Leone u shpreh se është e domosdoshme të ndërpritet çdo akt armiqësie përpara se bota të rrëshqasë drejt një “humnerë të pariparueshme”, duke shtuar:

“Ndalojeni tragjedinë e luftës përpara se të shndërrohet në një humnerë të pariparueshme.”

Ai theksoi se historia e njerëzimit është përplot me plagë që nuk janë shëruar ende dhe paralajmëroi se një konflikt i ri do të sillte pasoja shkatërruese për brezat që vijnë:

“Lufta nuk i zgjidh problemet, përkundrazi i amplifikon ato dhe prodhon plagë të thella në historinë e popujve që kërkojnë breza për t’u shëruar.”

Në përmbyllje të fjalës së tij, Papa Leone u bëri thirrje udhëheqësve botërorë që të zgjedhin rrugën e diplomacisë mbi atë të dhunës:

“Le t’i heshtë armët diplomacia.”

Thirrja e Atit të Shenjtë vjen në një moment kritik për botën, ku tensionet mes fuqive të mëdha janë në rritje, dhe paqja duket gjithnjë e më e brishtë. Mesazhi i tij është një kujtesë e fuqishme se rruga drejt stabilitetit ndërkombëtar kalon përmes dialogut, arsyes dhe humanizmit.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme