Bota 19 June 2025, 21:42 Nga VNA

“Jemi në koordinim me SHBA”, gjenerali izraelit: Dominojmë hapësirën ajrore të Iranit!

Ndaje në Whatsapp
“Jemi në koordinim me SHBA”, gjenerali izraelit: Dominojmë

Gjenerali izraelit Amir Avivi në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story” foli për konfliktin e armatosur me Iranin.

Ai u shpreh se Izraeli dhe SHBA janë në koordinim dhe se amerikanët pop ofrojnë ndihmë përmes furnizimeve me armë apo edhe me inteligjencën.

Gjenerali theksoi se Izraeli dominon hapësirën ajrore të Iranit, gjë që i mori vetëm dy ditë kohë. Ndër të tjera tha se nëse SHBA bëhet pjesë e luftës, atëherë lufta do të përfundojë më shpejt, teksa theksoi se Izraeli ka kapacitetet e duhura për ta fituar konfliktin.

Si qëndron bilanci ushtarak mes Izraelit dhe Iranit nëse do ishit përballë, pa ndërhyrjen e SHBA?

Aviv: Së pari është e rëndësishme të themi që Izraeli dhe SHBA janë të koordinuara. SHBA e ndihmon Izraelin në forma të ndryshme, duke e furnizuar me municione, me inteligjencën. Brenda dy ditësh sulme, Izraeli ka shkatërruar mbrojtjen ajrore të Iranit dhe e dominon atë. Kjo do të thotë që Izraeli mund të bëjnë çfarë të dojë dhe kur të dojë, është çështje kohe që Izraeli të arrijë objektivat e luftës.

Nëse SHBA nuk bashkohet, Izraeli është i aftë ta vazhdojë këtë luftë. Objektivi aktual është që të rrëzojmë regjimin.

Nuk është vetëm vendosmëri për edhe kapacitet. Ne kemi kapacitet për të fituar ndaj Iranit. Nëse SHBA bëhet pjesë e kësaj lufte, lufta do të mbarojë shumë shpejt dhe kjo do jetë një mesazh i qartë për Rusinë dhe për Kinën. Flas për marrjen e Tajvanit nga kinezët apo nëse vazhdon agresioni rus ndaj Ukrainës.

 

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme