Bota 17 June 2025, 21:26 Nga VNA

Irani akuzon WhatsApp-in se po ndan informacione me Izraelin, kompania e mohon

Ndaje në Whatsapp
Irani akuzon WhatsApp-in se po ndan informacione me Izraelin, kompania e mohon

Kompania Meta, pronare e platformave WhatsApp, Facebook dhe Instagram, ka reaguar pas akuzave të bëra nga qeveria iraniane, e cila u ka bërë thirrje qytetarëve të fshijnë aplikacionin WhatsApp, duke pretenduar se ai ndan informacione me Izraelin, shkruan A2 CNN.

Në një deklaratë zyrtare, Meta ka mohuar kategorikisht këto akuza, duke i cilësuar si të pavërteta dhe të rrezikshme. “Jemi të shqetësuar se këto raporte të rreme mund të përdoren si justifikim për të bllokuar shërbimet tona, pikërisht në një kohë kur njerëzit kanë më shumë nevojë për to,” thuhet në deklaratë.

Meta thekson se mesazhet e dërguara përmes WhatsApp-it janë të mbrojtura me enkriptim nga fundi në fund, që do të thotë se vetëm dërguesi dhe marrësi mund t’i lexojnë ato. “Askush tjetër, përfshirë vetë WhatsApp-in, nuk ka qasje në këto mesazhe,” theksohet më tej.

Kompania gjithashtu sqaroi se nuk ofron informacion në mënyrë masive për asnjë qeveri. “Prej më shumë se një dekade, Meta ka publikuar raporte të rregullta transparence ku përshkruhen rastet shumë të kufizuara kur janë kërkuar të dhëna nga WhatsApp, sipas ligjeve të aplikueshme,” shtoi zëdhënësi i saj.

Ky reagim vjen në një kohë tensioni të lartë midis Iranit dhe Izraelit, me përplasje që shtrihen edhe në fushën kibernetike dhe të informacionit

 

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme