Bota 15 June 2025, 07:58 Nga VNA

Sulmet me raketa nga Irani, 8 të vdekur dhe 20 te zhdukur

Ndaje në Whatsapp

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një serie sulmesh që goditën një pallat banimi në Bat Yam, pranë Tel Avivit, dhe një shtëpi në qytetin verior Tamra. Ende vijojnë kërkimet për rreth 20 persona të zhdukur në Bat Yam.

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, shprehu dhimbjen e tij për izraelitët që u vranë nga sulmet raketore iraniane gjatë natës, duke e përshkruar mëngjesin si “shumë të trishtueshëm dhe të vështirë”.

“Vëllezërit dhe motrat tona u vranë dhe plagosën mbrëmë nga sulme kriminale iraniane ndaj popullsisë civile në Bat Yam, Tamra dhe komunitete të tjera. Hebrenj dhe arabë, qytetarë dhe emigrantë, përfshirë fëmijë, të moshuar, gra dhe burra,” shkroi ai në një postim në rrjetin social X. “Ndjej dhimbjen e thellë të familjeve dhe pikëllimin për humbjen e tmerrshme. Lutem për shërimin e të plagosurve dhe gjetjen e të zhdukurve. Do të vajtojmë së bashku. Do ta kapërcejmë këtë së bashku,” shtoi presidenti Herzog

.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme