Bota 23 June 2025, 16:25 Nga VNA

Konfliktet nxisin emigracionin: Mitsotakis paralajmëron valë të re nga Lindja e Mesme

Ndaje në Whatsapp
Konfliktet nxisin emigracionin: Mitsotakis paralajmëron valë të

Greqia vijon të mbetet e shqetësuar për pasojat që mund të sjellë konflikti në Lindjen e Mesme, me theks të veçantë tek emigracioni i paligjshëm. Kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis, paralajmëroi se sulmet e fundit në rajon mund të nxisin një tjetër valë emigrantësh drejt Mesdheut, duke theksuar se kjo situatë përbën një rrezik të shtuar për sigurinë e kufijve të vendit.

Gjatë një takimi me Presidentin e Republikës, Konstandinos Tasulas, Mitsotakis deklaroi se një pjesë e anijeve të marinës greke do të dislokohen jashtë ujërave territoriale të Libisë, në përpjekje për të frenuar fluksin e emigrantëve të paligjshëm që mund të nisen nga kjo zonë.

“Kontrabandistët nuk do të diktojnë se kush hyn në Greqi,” u shpreh kryeministri, duke theksuar se kjo çështje do të trajtohet edhe në nivele më të larta ndërkombëtare, përfshirë takimet në Bruksel dhe samitin e radhës të NATO-s. Ai ritheksoi mbështetjen e Greqisë për rritjen e buxhetit të mbrojtjes nga shtetet anëtare të Aleancës.

Në lidhje me përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme, Mitsotakis shprehu shqetësimin e qeverisë greke dhe bëri thirrje për kthimin e palëve në tryezën e negociatave. “Përshkallëzimi i operacioneve ushtarake do të sjellë më shumë probleme sesa zgjidhje,” tha ai, duke nënvizuar edhe pasojat e mundshme ekonomike që një konflikt i zgjatur mund të ketë për rajonin dhe më gjerë.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme