Bota 26 July 2025, 19:21 Nga VNA

Trump bën thirrje për ndaljen e konfliktit mes Kamboxhias dhe Tajlandës pas tensioneve në kufi

Ndaje në Whatsapp
Trump bën thirrje për ndaljen e konfliktit mes Kamboxhias dhe

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kamboxhias, gjatë së cilës i ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të luftimeve me Tajlandën. Ai shtoi se së shpejti do të flasë edhe me kryeministrin e përkohshëm të Tajlandës, për t’i kërkuar të njëjtën gjë.

“Fola me kryeministrin e Kamboxhias për t’i kërkuar që të ndalojë luftën me Tajlandën dhe do t’i telefonoj kryeministrit të përkohshëm të Tajlandës që të bëjë të njëjtën gjë”, deklaroi Trump nga Shtëpia e Bardhë.

Tensionet në rajon janë përshkallëzuar pas një shpërthimi mine tokësore përgjatë vijës kufitare që plagosi pesë ushtarë tajlandezë. Ngjarja ka ndezur një përplasje të re ushtarake mes dy vendeve, të cilat prej dekadash kanë pasur mosmarrëveshje rreth një zone të diskutueshme përgjatë kufirit 800 kilometra të gjatë.

Konflikti aktual ka ringjallur frikën e përshkallëzimit të dhunës, ndonëse përplasjet e mëparshme kanë qenë të kufizuara dhe afatshkurtra. Kujtojmë se përplasja më e rëndë mes dy vendeve ndodhi në vitin 2011, duke shkaktuar 20 viktima.

Bashkësia ndërkombëtare, përfshirë SHBA-në, ka shprehur shqetësimin për situatën, ndërsa thirrja e Trump vjen si përpjekje për të shmangur një konflikt më të gjerë në rajon. Autoritetet kamboxhiane dhe tajlandeze ende nuk kanë bërë komente zyrtare mbi deklaratën e presidentit amerikan.

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme