Bota 23 July 2025, 09:46 Nga VNA

Kiev “pushtohet” nga protestat, zemërim ndaj Zelensky-t për ligjin që prek agjencitë antikorrupsion

Ndaje në Whatsapp
Kiev “pushtohet” nga protestat, zemërim ndaj Zelensky-t

Mijëra protestues mbushën sheshet e Kievit pas orës 21:00 të së martës, duke kënduar himnin kombëtar dhe duke mbajtur postera kundër Ligjit Nr. 12414, që u miratua nga parlamenti dhe u firmos nga Presidenti Zelensky. Protesta të ngjashme u mbajtën edhe në Lviv dhe Odessa, duke shënuar valën e parë të madhe të protestave që prej nisjes së pushtimit rus.

Ligji i ri vendos Byrosë Kombëtare Kundër Korrupsionit dhe Zyrën e Prokurorit të Posaçëm nën kontrollin e Prokurorit të Përgjithshëm, të emëruar nga presidenti, duke shkaktuar shqetësime për dobësimin e institucioneve të pavarura. Zelensky e mbrojti ligjin, duke deklaruar se është i nevojshëm për të larguar ndikimin rus nga agjencitë antikorrupsion.

Megjithatë, organizata si Transparency International paralajmërojnë se ky është një hap pas për Ukrainën, e cila vijon të përballet me nivel të lartë korrupsioni dhe presion ndaj institucioneve të pavarura. Protestuesit e akuzuan gjithashtu kreun e zyrës presidenciale, Andriy Yermak, si njeriun që qëndron pas këtij ligji, në një kohë kur lufta me Rusinë dhe goditjet me dron vijojnë të rëndojnë mbi vendin.

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme