Bota 22 July 2025, 16:07 Nga VNA

Tragjedi në Gaza: 33 të vdekur nga uria në 48 orë, OKB paralajmëron kolaps humanitar

Ndaje në Whatsapp
Tragjedi në Gaza: 33 të vdekur nga uria në 48 orë, OKB

Rreth 33 persona, mes tyre 12 fëmijë, kanë vdekur nga uria në 48 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.

Këto zhvillime vijnë ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së paralajmëron se “fijet e fundit të shpëtimit” në Gaza po shemben, me kushtet humanitare që po përkeqësohen me ritme gjithnjë e më të shpejta gjatë ofensivës izraelite.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Lammy, i tha BBC-së se është “i tmerruar” nga pamjet “monstruoze” që vijnë nga Gaza.

Të hënën, ai iu bashkua 27 shteteve të tjera në dënimin e vrasjes “tronditëse” të qindra palestinezëve që po përpiqeshin të merrnin ushqim nga operacionet humanitare izraelite.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se ofensiva e re tokësore e Izraelit në Gazën qendrore ka vënë në rrezik serioz punën e saj në terren, pasi disa prej objekteve të saj janë goditur. Izraeli tha se trupat e tij ishin sulmuar në Deir al-Balah dhe se kishte qenë “në kontakt me organizatat ndërkombëtare që punojnë në zonë”.

Izraeli nuk lejon BBC-në dhe mediat e tjera ndërkombëtare të raportojnë lirisht nga Gaza.

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme