Bota 24 July 2025, 07:44 Nga VNA

Organizatat paralajmërojnë uri masive në Gaza: Fëmijët kërkojnë të shkojnë në parajsë “sepse aty ka ushqim”

Ndaje në Whatsapp
Organizatat paralajmërojnë uri masive në Gaza: Fëmijët

Më shumë se 100 organizata humanitare dhe të drejtave të njeriut paralajmërojnë për uri masive në Gaza, ndërsa banorët dhe punonjësit e ndihmës po “shuhen nga uria”. MSF, Save the Children dhe Oxfam kërkojnë veprime urgjente nga qeveritë, duke thënë se kolegët e tyre po qëndrojnë në radhë për ushqim dhe rrezikojnë të qëllohen për të ushqyer familjet.

Ministria e Shëndetësisë e Hamasit raportoi edhe 10 vdekje nga uri në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin në 43 që nga e diela. OKB raportoi raste të njerëzve që bien të rraskapitur në rrugë dhe të tjerë që shtrohen në spitale nga uria ekstreme.

Izraeli, i cili kontrollon hyrjen e ndihmave në Gaza, e hodhi poshtë deklaratën, duke i quajtur akuzat “propagandë të Hamasit”. Pas bllokimit të plotë në mars dhe rifillimit të ofensivës ushtarake, mungesa e ushqimit, ilaçeve dhe karburantit është përkeqësuar. Organizatat raportojnë se fëmijët dhe të moshuarit po preken më shumë nga kequshqyerja akute dhe sëmundjet, ndërsa një punonjës ndihme tha se fëmijët i luten prindërve të shkojnë në parajsë “sepse aty ka ushqim”.

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme