Kronika 18 February 2025, 18:41 Nga VNA

Tre muaj nga vrasja e Martin Canit, disa qytetarë protestojnë para shkollës “Fan Noli”

Ndaje në Whatsapp
Tre muaj nga vrasja e Martin Canit, disa qytetarë protestojnë para

Tre muaj pas ngjarjes së rëndë që tronditin kryeqytetin, qytetarët janë ngritur sërish në protestë para shkollës “Fan Noli”, aty ku u vra me thikë Martin Cani. Disa qytetarë dhe familjarë të Martinit, kanë protestuar dhe kanë vendosur lule pranë shkollës ku ai studionte dhe ku u vra pak metra jashtë godinës nga 14-vjeçari Marjo Përlleshi.

Pas protestës para godinës së shkollës, familjarët e Martinit së bashku me shokun e tij, Luisin, janë zhvendosur para godinës së Ministrisë së Shëndetësisë, ku po zhvillohej një tjetër protestë, për vdekjen e 12-vjeçarit Leo Sadiku.

Kujtojmë se autori i vrasjes së Martin Canit, Marjo Përlleshi ndodhet në burg pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme