Kronika 18 February 2025, 15:05 Nga VNA

SPAK urdhër arresti për Sakicën dhe Troshanin për përplasjen me armë në Rranxë. Nën hetim për masakrën e Dobraçit

Ndaje në Whatsapp
SPAK urdhër arresti për Sakicën dhe Troshanin për

Izmir Sakica dhe Samuel Troshani janë njohur me akuza të reja në qelitë e burgut të Reçit, pasi SPAK ka ngritur ndaj tyre çështje për përplasjen me armë në fshatin Rranxë më 23 gusht 2024, me Andrea dhe Aleksandër Prendin. Ata akuzohen për “krijimin e kushteve për të kryer vrasje” dhe “pjesëmarrje në grup kriminal”.

Për përplasjen mes dy grupeve kriminale, ku ishte i pranishëm edhe Safet Bajri, janë firmosur urdhër-arreste edhe për dy persona të tjerë. RENEA ndërmori një aksion në mëngjesin e së martës për arrestimin e tyre, por nuk mundi t’i ndalonte. Gjithashtu, forcat speciale ushtruan kontrolle edhe në banesat e pjesëtarëve të grupit Bajri.

Sipas SPAK, Sakica dhe Troshani, së bashku me persona të tjerë, u përplasën me armë me Andrea dhe Aleksandër Prendin pasditen e 23 gushtit 2024, në fshatin Rranxë, Njësia Administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejës. Fillimisht, ata pretenduan se ishin viktima, por hetimet zbuluan të kundërtën, pasi në duart e Samuel Troshanit u gjetën gjurmë baruti, duke konfirmuar se ai kishte përdorur armë.

Ndaj Sakicës dhe Troshanit rëndojnë dyshime edhe për masakrën e 30 tetorit 2024 në Dobraç, ku u ekzekutuan me armë zjarri Hamza Lici dhe Arlind Bushati. Në këtë ngjarje humbën jetën në një aksident bashkëshortët Flutura dhe Bashkim Basha. Për këtë masakër dyshohen gjithashtu pjesëtarë të grupit Bajri dhe Asmer Bilali, një bashkëpunëtor i afërt i tyre.

Sakica dhe Troshani u vetëdorëzuan disa javë më parë në Policinë e Shkodrës, pasi ishin në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Vladimir Brucit. Tani ndaj tyre janë ngritur edhe akuza më të rënda, me firmën e SPAK.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme