Kronika 18 February 2025, 12:18 Nga VNA

Vodhën naftë/ I dha 10 mijë euro ryshfet efektivit, përfundon në pranga

Ndaje në Whatsapp
Vodhën naftë/ I dha 10 mijë euro ryshfet efektivit,

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ka arrestuar shtetasin D. M., të shpallur në kërkim për “Vjedhje në bashkëpunim” dhe “Korrupsion aktiv”, pas dhënies së një rryshfeti prej 10,000 euro punonjësit të policisë A. M. Ngjarja lidhet me vjedhjen e naftës nga anija “AYA ZANOYBYA”, e sekuestruar për kontrabandë.

Njoftimi

Në vijim të hetimeve lidhur me procedimin penal të datës 08.02.2025, ku u arrestua në flagrancë punonjësi i policisë A. M., Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës - Kavajë) në bashkëpunim me DVP Durrës, nga informacionet e marra, ka arrestuar shtetasin D. M., i shpallur në kërkim pasi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Korrupsion Aktiv i Personit që ushtron funksione publike”.

Arrestimi u bë i mundur pasi me datë 27.01.2025 ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin J. K., i kanë dhënë rryshfet në shumën 10.000 euro punonjësit të policisë A. M., i cili kishte për detyrë ruajtjen dhe sigurimin e anijes “AYA ZANOYBYA” sekuestruar për kondrabandë nafte, dhe kanë vjedhur një sasi të naftës që ndodhej në depozitat e kësaj anije.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].

Për ankesa me Whatsapp 0694151511

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme