Kronika 17 February 2025, 17:15 Nga VNA

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 44 vjeçari, i dënuar në Itali pjesë e organizatës kriminale

Ndaje në Whatsapp
Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 44 vjeçari, i

44 vjeçari, Ilir Zotaj alias Zio Bushi i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Pas lokalizimit të tij në kryeqytetit, Forcat Operacionale e arrestuan  provizorisht me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. 44 vjeçari është dënuar nga Gjykata e Apelit e Peruxhias, Itali, me 5 vjet, 6 muaj e 17 ditë burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Ky shtetas dyshohet se ka qenë pjesë e një organizate kriminale që përbëhej nga shtetas shqiptarë, e cila ka organizuar dhe financuar trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht nga Belgjika në Itali. Gjatë periudhës dhjetor 2008 – mars 2010, janë sekuestruar rreth 10.4 kg lëndë narkotike kokainë e trafikuar nga kjo organizatë, në disa qytete të Italisë, në Belgjikë dhe në Shqipëri. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi, në Itali.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme