Kronika 16 February 2025, 22:31 Nga VNA

Biznesmeni Orest Sota thirret në SPAK, arsyeja mbahet sekret/ Disa vite më parë iu gjetën në makinë 863 mijë euro dhe dy patentat të Saimir Tahirit

Ndaje në Whatsapp
Biznesmeni Orest Sota thirret në SPAK, arsyeja mbahet sekret/ Disa vite

Orest Sota, biznesmeni i cili u ndalua disa vite më parë me 863 mijë euro në automjetin e tij ku u gjend dhe dy patentat të Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm, ditët e fundit është thirrur dhe pyetur nga SPAK.

Dosja për të cilën është pyetur Orest Sota mbahet në sekret të plotë, por mësohet se ai ka qëndruar për disa orë në prokurorinë e Posacme ku ka dhënë shpjegime. Sota konsiderohet si një nga biznesmenët kryesorë në vend.

Kompania ne pronësi të babait të tij Lefter Sota, ka marrë leje për dy kulla 30 kate në Tiranë. Një kompleks kullash do ndërtohet tek ish-UET, ndërsa një kullë 30 kate që ka formën e një pëllëmbe dore do ta ndërtojë në zonën e Don Boskos.

Orest Sota u arrestua pas bllokimit të shumë së madhe të parave dhe patentave dhe pas një kalvari të gjatë gjyqësor, ai mundi tja hidhte lehtë drejtësisë. Biznesmeni Orest Sota njihet për bashkëpunim të ngushtë me Ergys Agasin.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme