Kronika 15 February 2025, 20:20 Nga VNA

Klodiana Lala zbulon detaje: Kolegët socialist në të njëjtin burg me Veliajn

Ndaje në Whatsapp

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar se cilët janë ish-zyrtarët socialistë që ndodhen në të njëjtin burg me Erion Veliajn në Durrës.

Lala ka zbuluar se në burgun e Durrësit është sektori i zyrtarëve të lartë, ku përveç Erion Veliajt janë edhe disa nga kolegët e tij socialistë, si Ilir Beqaj, ish-ministër i shëndetësisë, Jurgis Çyrbja, Alqi Bllako, ish-deputet i PS-së.

“Mjafton të thërrasin njëri-tjetrin dhe mund të përgjigjen, i ndan vetëm një mur dhe aty mund të komunikosh edhe pa hapur dyert”, tha Lala.

Gazetarja u shpreh se transferimi i Veliajt në ambientet e paraburgimit në Durrës, mund të jetë bërë pas një analize rrisku nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Ajo tha se teksa caktohej masa e sigurisë në GJKKO, nga 313 të paraburgosurit filluan të hidhnin akuza të rënda në drejtim të Veliaj dhe është parë i papërshtatshme për tu dërguar në Durrës.

Klodiana Lala: Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën një analizë risku për persona të caktuar. Nuk ka rrisk të shtuar për tu arratisur. Por, ndërkohe që caktohej masa e sigurisë, nga 313, të paraburgosurit filluan të hidhnin akuza të rënda në drejtim të Veliaj, duke e quajtur hajdut dhe mesa duket është parë i papërshtatshme për tu dërguar aty.

Mund të kishte incidente dhe është parë si element rrisku. Duke qenë se Veliaj e ka adresën e banimit në Tiranë, ambienti i paraburgimit duhet të jetë afër, duke përjashtuar 302 apo 313, automatikisht ishte Durrësi.

Në Durrës është sektori i zyrtarëve të lartë. Është Ilir Beqaj, ish-ministër i shëndetësisë, është Jurgis Çyrbja, Alqi Bllako, ish-deputet i PS-së dhe bashkë me Erion Veliajn janë në të njëjtin sektor.

Mjafton të thërrasin njëri-tjetrin dhe mund të përgjigjen, i ndan vetëm një mur dhe aty mund të komunikosh edhe pa hapur dyert. Është qeli  që është ndërtuar enkas për zyrtarët e lartë. Veliajt vetëm rroba i janë dërguar në momentet e para./Panorama

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme