Kronika 14 February 2025, 20:23 Nga VNA

Hetimet për 17-vjeçaren që u vetëvra në banesën e saj, Prokuroria mbledh dëshmitë e shokëve të klasës

Ndaje në Whatsapp
Hetimet për 17-vjeçaren që u vetëvra në banesën

Ngjarja tragjike e vetëvrasjes së një 17-vjeçareje në Gjirokastër ka nxitur një sërë hetimesh nga Prokuroria e qytetit. Deri më tani, një numër i lartë dëshmish janë mbledhur nga Oficerët e Policisë Gjyqësore (OPGJ), duke përfshirë stafin pedagogjik, drejtuesit e gjimnazit “Siri Shapllo”, përfaqësues të Zyrës Arsimore dhe nxënës të shkollës.

Prokuroria ka ngritur një akuzë për humbje jete, por ende nuk ka përcaktuar arsyet dhe përgjegjësitë e mundshme. Fakti i konfirmuar deri më tani është se adoleshentja ka ndërruar jetë në banesën e saj dhe jo brenda ambienteve të shkollës.

Deri në këtë moment, pranë Komisariatit të Policisë nuk është dorëzuar asnjë denoncim nga prindërit e vajzës. Pavarësisht kësaj, autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbuluar nëse ka pasur faktorë të jashtëm që kanë ndikuar në vendimin fatal të adoleshentes

Dëshmia e shokëve të klasës pritet të ndihmojë në zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që mund ta kenë çuar adoleshenten drejt aktit tragjik.

Prokuroria pritet të marrë në pyetje edhe individë të tjerë të afërt me vajzën për të kuptuar më shumë mbi gjendjen e saj emocionale dhe faktorët që mund ta kenë çuar në këtë vendim ekstrem.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme