Kronika 13 February 2025, 23:04 Nga VNA

"Vila nuk është e jona!"/ Çifti Veliaj-Xoxa mohojnë vilën e Gentian Sulës, Lala tregon provat që ka SPAK

Ndaje në Whatsapp
"Vila nuk është e jona!"/ Çifti Veliaj-Xoxa

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për vilën në Qerret që SPAK pretendon se është e çiftit Veliaj-Xoxa dhe i është dhënë nga biznesmeni Gentian Sula, i cili ka marrë tendera nga Bashkia e Tiranës.

Edhe pse Veliaj e mohon që kjo vilë të jetë e tyre, gazetarja Lala, citoi provat që ka SPAK që tregojnë se vila është de facto e Veliajt dhe Xoxës.

Pjesë nga biseda:

Klodiana Lala: Zoti Gentian Sula, pronar i Agi Kons, prokurorët kanë bërë një analizim, që në momentin e parë të njohjes mes dy personazheve dhe më pas lidhjen dhe njohjen ndër vite të Veliajt me zotin Sula. Lidhja e parë mes tyre është në 2004, kur kanë patur udhëtim charter jashtë vendit. Pra nuk është udhëtim rastësor. Nesti Angoni e ka nisur kallëzimin duke denoncuar lidhjet klientelistë të Veliaj me Gentian Sulën. Ai thotë se ka dyshime të arsyeshme se Veliaj ka vila në Qerret të dhëna nga zoti Sula.

Ylli Rakipi: Erion Veliaj thotë se vila nuk është e tij. Çfarë provash ka SPAK që është e tij?

Klodiana Lala: Edhe zoti Sula, ka thënë se ndërton dhe shet banesa dhe ka shitur me kontratë. Zoti Veliaj dhe zonja Xoxa, më herët ka blerë shtëpi te Kodra e Diellit, këtu nuk ka pretendime SPAK. Ndërsa në Qerret nuk e kanë deklaruar vilën.

Rezulton nga të dhënat, shoferi i zonjës Xoxa kur është pyetur se ku e shoqëronte Ajola Xoxën, thotë e dërgoja në Kodrën e Diellit, në Sky Tower dhe në vilën në Qerret.

E dyta, Driant Zeneli, artist, është pyetur dhe thotë në dëshmi që zonja Xoxa dhe zoti Veliaj, më kanë ftuar në shtëpi në Qerret. E treta, SPAK ka analizuar qelizat telefonike të Veliajt, Arbër Veliajt dhe Xoxës, që rezultojnë për një kohë shumë të gjatë, që telefonat e tyre pulsojnë në vilën dikur nr4 por tashmë nr.5 në këtë resort, që tregon praninë fizike të tyre atje. Së katërti, administratori thotë se shpenzimet për mirëmbajtjen e vilës, i paguante Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj.

Tjetra, Ajola Xoxa u shkruan, ka ditëlindjen dhe do të shkonin shoqet. Ajo shkruan dhe thotë vila ime është ajo atje. Arkitekti që ka bërë arredimin, është i njohur, është pyetur, Ols Eftimi, ka arreduar shtëpinë. Këto janë argumentat që ka përdorur SPAK që prona ka kaluar nga Gentian Sula te Erion Veliaj. Dyshohet se është dhënë në formë rryshfeti në këmbim të punëve në Bashkinë e Tiranës.

Ylli Rakipi: Në dosje thuhet se bashkëshortja e Gentian Sulës, u emërua zv.ministre në minisrinë që drejtohej nga Veliaj. Përse përmendet ky fakt nga prokurori? Rama tha e kam emëruar unë dhe e ka kërkuar Ilir Meta për shkak të koalicionit.

Klodiana Lala: Për të provuar lidhjen dhe njohjen. Ne njihemi prej shumë vitesh, kam punuar shumë vite më parë në gazetën Albanian dhe jemi ritakuar në News24, 15 vite më vonë. Kur bëhet kronologjia, për të provuar lidhjen, që njihemi që herët, mund të përmendet edhe ky fakt. Pra për të provuar njohje dhe lidhje, ka përdorur edhe këtë, për të thënë që njohja dhe lidhja e tyre ka ardhur herët dhe ka shkuar deri në dyshimet e arsyeshme në shkëmbimin e favore.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme