Kronika 12 February 2025, 14:56 Nga VNA

Rinis seanca në GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë për Erion Veliajn, Ajola Xoxën dhe 5 biznesmenët

Ndaje në Whatsapp
Rinis seanca në GJKKO për vlerësimin e masës së

Ka rinisur seanca për vlerësimin e masë së sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 5 biznesmenëve.

Seanca u ndërpre rreth orës 09:30, pasi avokatët e kryebashkiakut kërkuan kohë të njihen me dosjen. Veliaj akuzohet për disa vepra penale. Ai dyshohet për “korrupsion” dhe “pastrim parash”.

Mësohet se Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion pasiv në nëntë raste. Xoxa është nën akuzë për fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Ndërsa, pesë biznesmenët e lënë në detyrim paraqitje Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha, SPAK i akuzon për veprën penale “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme