Kronika 10 February 2025, 23:59 Nga VNA

Marrja në pyetje e kryebashkiakut, Lala zbulon detaje: Veliaj kaloi në fyerje personale me prokurorin e SPAK

Ndaje në Whatsapp
Marrja në pyetje e kryebashkiakut, Lala zbulon detaje: Veliaj kaloi në

Më 26 Dhjetor 2024, kryebashkiaku i Tiranës qëndroi në SPAK për rreth 5 orë ku u mor në pyetje nga prokurorët e dosjes së tij, Ols Dado dhe Altin Dumani.

Sot, më 10 Shkurt 2025, Veliaj u arrestua me vendim të GJKKO pas kërkesës së SPAK.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Opinion, tregoi për herë të parë se çfarë ndodhi në atë seancë marrjesh në pyetje, ku pati debat të fortë dhe fyerje personale.

“Pasi janë kqyrur të gjitha, është kaluar në pyetjen e personave. Është pyetur z.Veliaj. Po e them sonte publikisht që z.Veliaj ka patur një debat shumë të fortë me prokurorët e çështjes, ka shkuar një debat deri në fyerje personale me njërin nga dy prokurorët e çështjes. Ka qenë një seancë shumë e tensionuar e marrjes në pyetje. Kjo është e gjitha e filmuar. Janë rekorde që janë në Prokurorinë e Posaçme. Dhe në momentin që doli, z.Veliaj foli për metoda të sigurimit nga SPAK-u”, u shpreh gazetarja Lala.

 

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme