Kronika 10 February 2025, 18:09 Nga VNA

Arrestohet biznesmeni Elman Abule

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet biznesmeni Elman Abule

Biznesmeni Elman Abule është arrestuar me urdhër të SPAK.

Ai më datë 9 janar 2025, u mor në pyetje katër orë nga ana e SPAK.

Abule është pyetur nga prokurorët si person në dijeni për çështjen në hetim ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Elman Abule, që rezulton lidhje miqësore e kryebashkiakut Erion Veliajt është pyetur, sipas burimeve, lidhur me udhëtimet që ka patur me të jashtë vendit, si dhe me punët që ka marrë në Bashkinë e Tiranës.

Biznesmeni Elman Abule një prej njerëzve më të besuar të Erjon Veliaj dhe mik fëmijërie me të.

Abule rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit me Veliajn dhe bashkëshortet e tyre ndërsa ka marrë leje ndërtimi për një pallat në Tiranë me firmën e kryetarit të Bashkisë.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme