Kronika 10 February 2025, 16:02 Nga VNA

Erion Veliaj izolohet në bllokun e sigurisë deri kur të dalë para gjykatës, Ajola Xoxa "arrest në shtëpi" por ndodhet jashtë vendit

Ndaje në Whatsapp
Erion Veliaj izolohet në bllokun e sigurisë deri kur të dalë

Kryebashkiaku Erion Veliaj është izoluar në bllokun e sigurisë, në burgun 302 ku do të qëndrojë derisa të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën.

Ndërkohë masat e tjera që dihen deri më tani janë: Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu, Shkëlqim Fusha me masën e detyrim paraqitje.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se bashëshortja e kryetarit të Bashkisë Ajola Xoxa ndodhet jashtë Shqipërisë.

Kujtojmë se pas arrestimit në zyrën e tij, kryebashkiaku Erion Veliaj është shoqëruar në Policinë e Tiranës, ku pritet të njihet me masën e arrestit me burg, bazuar në vendimin e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në momentin e daljes nga zyra e bashkisë, Veliaj është filmuar nga gazetarë dhe fotoreporterë ndërsa hipte në makinë. Në Drejtorinë e Policisë së Tiranës drejtuesit janë kujdesur për të vendosur një tendë në hyrje për të parandaluar filmimin e momentit kur ai shoqërohet i prangosur nga njëra zyrë në tjetrën.

Pas përfundimit të procedurave në Drejtorinë e Policisë, Veliaj pritet të transferohet në burgun tek Mine Peza, ku mbahet në qelitë e bllokut të sigurisë.

 

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme