Kronika 10 February 2025, 13:57 Nga VNA

I la apartamentin në përdorim Jorgo Goros, GJKKO shqyrton kërkesën e biznesmenit të Kodrës së Diellit

Ndaje në Whatsapp
I la apartamentin në përdorim Jorgo Goros, GJKKO shqyrton

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka nisur seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës së biznesmenit të Kodrës së Diellit, Gentjan Sula, i cili kërkon rikthimin e një apartamenti që kishte lënë në përdorim ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. Ky i fundit po gjykohet nga drejtësia.

Biznesmeni nuk është paraqitur personalisht në proces, por përfaqësohet nga avokati i tij. Apartamenti në fjalë është sekuestruar nga SPAK në kuadër të hetimeve ndaj Goros, ndërsa Sula pretendon se prona i përket atij dhe duhet t’i kthehet.

Më herët, Gentjan Sula është marrë në pyetje në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme